2 mld euro në 6 muaj nga turizmi, ndërsa shqiptarët shpenzuan 1.3 mld euro jashtë vendit
Ekonomia e vendit përfitoi 2 miliardë euro nga turizmi në gjashtëmujorin parë të këtij viti, ose 150 milionë euro më shumë se vjet.
Sipas raporteve të institucioneve rezulton se një i huaj ka shpenzuar mesatarisht 440 euro për qëndrimin në Shqipëri. Me gjithë çmimet e larta që shoqëruan turizmin shqiptar këtë vit, përsëri nuk u ndal ‘vrulli i turistëve që shpenzojnë pak’.
Ekonomia e vendit përfitoi 2 miliardë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit prej industrisë së turizmit. Në raport me vjet shpenzimet e të huajve në vend u rritën me 150 milionë euro sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
SHPENZIMET E TURISTËVE TË HUAJ
Janar-Qershor 2024 1,948 mln euro
Janar-Qershor 2025 2,098 mln euro
Diferenca +150 mln euro
Në këtë gjashtëmujor të parë të vitit referuar Institutit të Statistikave vendi u vizitua nga 4.7 milionë të huaj nga 4.5 milionë që ishte numri vjet. Nga një përllogaritje rezulton se çdo i huaj ka shpenzuar mesatarisht në Shqipëri 440 euro, për transport, akomodim apo për konsum dhe argëtim. Vetëm 12 euro më shumë se vjet, për shifrat e së njëjtës periudhë.
SHPENZIMET E NJË TURISTI TË HUAJ
Janar-Qershor 2024 428 euro
Janar-Qershor 2025 440 euro
Diferenca +12 euro
Në anën tjetër 3.8 milionë shqiptarë që pushuan jashtë vendit në këtë gjashtëmujor shpenzuan 1.3 miliardë euro apo 91 milionë euro më shumë se vjet. Praktikisht një shqiptar ka harxhuar 338 euro për pushime jashtë vendit, nga 341 euro që ishte vlera në 2024-ën.
SHPENZIMET E SHQIPTAREVE JASHTË
Janar-Qershor 2024 1,209 mln euro
Janar-Qershor 2025 1,300 mln euro
Diferenca +91 mln euro
Por sezoni ende nuk është mbyllur. Deri në fund të muajit gusht, vendi u vizitua nga 9 milionë të huaj, kryesisht nga vendet fqinje Kosova, Maqedonia e Veriut apo Italia. /Shqiptarja